Është shpalosur sot flamuri gjigant kombëtar i Shqipërisë prej 10.500 m2 në plazhin e Marsejës në Francë.
Ky flamur u realizua nga tifozi i kombëtares shqiptare, Rinor Sllova, i cili është nga Dibra e Madhe e Maqedonisë. 29-vjeçari që jeton në Gjermani flamurin e realizoi me ndihmën e shumë tifozëve të tjerë nga grupimi “Tifozat Kuq e Zi”.
Por autoritetet vendase nuk kanë dhënë leje për shfaqjen e flamurit në stadiumi sot në ora 21:00 me fillim të lojës Shqipëri – Francë.
“Flamuri nuk do të shpaloset në stadiumin e Marsejës”, thotë ai më një gjysmë zëri.
Ideatori i flamurit Rinor Sllova nga Dibra e Madhe e Maqedonisë nuk duket shumë i lumtur pasi që autoritetet e vendit nuk kanë lejuar shpalosjen e flamurit në Stadium.
“Jo ky flamur nuk do të mundë të shpaloset në stadium pasi që autoritete nuk na lejuan”, thekson Sllova për Albinfo.ch.
Autoritet e vendit kanë dhënë leje që ky flamur të shfaqet në “Plages du Parde” në Marsejë, plazhi buzë Fanzonës së krijuar për të parë ndeshjet e kampionatit.
“Autoritetet franceze na kanë dhënë leje vetëm këtu në plazhin e Marsejës ta shpalosim flamurin”, shpjegon piktori nga Dibra.
Përcjelljen e këtij eventi të rrallë po e përcjellin shumë tifozë shqiptarë dhe media të huaja. /Insajderi.com