×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpend Ahmeti del me propozim për emrin e Asociacionit

    Insajderi
    08 March 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i është bashkangjitur diskutimeve për emrin e Asosacionit.

    Ai ka thënë se emri i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të jetë, “Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare”.

    Ai në rrjetin social “Twitter” ka treguar dy arsyet pse ka propozuar këtë emër.

    “Unë kisha propozu emrin Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës me Shumicë Joshqiptare 1. Siguron që asociacioni është i Republikës tonë 2. Ska karakterit njëetnik.” – ka shkruar ai.

    “P.S. Se a do të ketë asociacion, për mua nuk ka debat.” – përfundon shkrimi i tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark