×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpenzimet e udhëtimeve – sa harxhoi Rozeta Hajdari për bileta, akomodim dreka dhe mëditje?

    Insajderi
    02 February 2023 - 10:30

    E para e MINT, Rozeta Hajdari, në udhëtimet e saj zyrtare jashtë vendit gjatë vitit 2022 ka shpenzuar 6 mijë e 253 euro.

    Prej tyre, 938 euro i ka harxhuar për akomodim, 3 mijë e 395 për bileta të udhëtimeve, dhe 212 për shpenzime të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    Hajdari përkundër pagës që merr, ajo i ka marrë edhe mëditjet në udhëtimet zyrtare që ka realizuar jashtë vendit.

    Përgjatë vitit të kaluar, nga buxheti i shtetit në buxhetin e saj kanë kaluar 1 mijë e 706 euro për kategorinë ‘ushqim dhe mëditje’, ka kuptuar Gazeta Insajderi përmes qasjes në dokumente publike.

    Hulumtimi i plotë:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark