×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërfillin qytetet tjera, por ndalja e rrymës në Prishtinë mobilizon Qeverinë

    Insajderi
    21 November 2020 - 21:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reagimet e qytetarëve pas ndërprerjes së rrymës në disa lagje të Prishtinës ka bërë që qeveria të mobilizohet për ta parë problemin nga afër.

    Mirëpo, qeveria s’është parë të jetë mobilizuar kaq shumë edhe për banorë e Lipjanit, Vitisë, Podujevës dhe Dragashit të cilë po këtë vit janë përballur me problemin e energjisë elektrike.

    Ndonëse, reagimet e banorëve të këtyre qyteteve kishin rënë në vesh të “shurdhur” nga qeveria, shkruan Insajderi.

    Por, për kryeqytetinë nuk ka hezituar të jep një reagimi edhe vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

    Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet që ka shkaktuar mungesën e energjisë elektrike.

    “Ekipet nga KOSTT-i dhe KEDS-i jane duke punuar për të rregulluar prishjen në rrjet, që ka shkaktuar mungesën e energjisë në një pjesë të Prishtinës dhe më gjerë. Sipas drejtorit të KOSTT-it dhe drejtorit të KEDS, të cilët janë në teren, shpejt do të evitohet kjo prishje dhe do të normalizohet furnizimi me energji”, ka shkruar Hoti.

    Pas reagimit të Hotit, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka zgjedhur të dal në teren për të parë prej afër punimet që po zhvillohen nga KEDS.

    Tahiri, i ka siguruar qytetarët se energjia do të kthehet shumë shpejtë, pasi ekipet e KOSTT janë duke punuar.

    “Sapo përfundova një vizitë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku pash nga afër angazhimin e punëtorëve të KEDS-it që kishin mobilizuar disa ekipe, të cilët së bashku me ekipet e KOSTT-it janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme”

    Ndërsa, KOSTT ka njoftuare se rryma është rikthyer në disa lagje të Prishtinës, pasi kanë arritë që ta eliminojnë defektin në disa lagje të Prishtinës, por punimet po vazhdojnë ende./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark