×
  • Showbiz
  • Show

    “Shpërthen” Luizi pas daljes së Efit, paralajmëron banorët

    Insajderi
    06 February 2023 - 16:14

    Luizi me sa duket e ka të vështirë të tejkalojë eliminimin e Efit.

    Kjo e fundit la shtëpinë e Big Brother dje pas nominimit të Deas, e cila futi në televotim Luizin, Efin dhe Kiarën.

    Luizi nuk mundi t’i mbante nervat duke lëshuar një sërë kërcënimesh ndaj Deas.

    Sot në një bisedë mëngjesi me Valbonën, Luizi shprehet se po të kishte dalë Kiara nuk e di se çfarë do kishte bërë.

    “Po të kishte dalë Kiara do kishin pa spekaktël këta.

    Ndonjëherë mendoj t’i them Kiarës që lermë pak, zëre se nuk jemi bashkë se dua t’i bëj spektakël këtyre,” tha Luizi.

    Ndërsa Valbona e këshilloi që të mos përdorte më ato fjalë si mbrëmë

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark