×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthim i fuqishëm në Afganistan, vriten tetë persona

    Insajderi
    05 August 2022 - 23:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetë persona janë vrarë dhe 18 u plagosën sot, si pasojë e një sulmi me bombë në një lagje Shiite në Kabul, sipas raportit të policisë afgane.

    “Ekipet e sigurisë po përpiqen të identifikojnë autorët” e sulmit, tha zëdhënësi i policisë Khalid Zadran për bombën, e cila shpërtheu brenda një karroce të mbushur me perime në një rrugë të frekuentuar tregtare lagjen shiite në Kabulin perëndimor.

    Zëdhënësi shtoi se disa nga të plagosurit janë “në gjendje kritike për jetën” .

    Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për shpërthimin, siç njoftoi organizata në llogarinë e saj në platformën Telegram.

    Në deklaratën e saj thuhet se 20 persona u vranë dhe u plagosën në sulmin që ndodhi në një zonë të Kabulit perëndimor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark