×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthim i fuqishëm në një pallat në Athinë, ka të plagosur

    Insajderi
    26 January 2022 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e hershëm të kësaj të mërkure në Athinë të Greqisë.

    Shpërthimi ndodhi në një pallat gjashtë katësh në Avenue Suggrou, dhe ka lënë të plagosur një 78 vjeçar, përcjell Klankosova.tv.

    I njëjti sipas Proto Thema, është transportar për në ambulancat e repartit kirurgjik në Spitalin e Përgjithshëm.

    I moshuari ka lëndime në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, megjithatë nuk ka rrezik për jetën.

    Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit janë duke vazhduar.

    Piroteknikë nga Departamenti i Asgjësimit të Mjeteve Eksplozive (TEEM) janë aktualisht në zonë për të hetuar nëse ka pasur një mjet shpërthyes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark