×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shpërthim i madh në Bosnje, zjarri përfshin fabrikën e polisterolit

    Insajderi
    24 May 2022 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një zjarr i madh ka shpërthyer në fabrikën e polisterolit pranë Bihaqit në Bosnje. Sipas informacioneve zyrtare nga Mbrojtja Civile e qytetit të Bihaqit, bëhet fjalë për fabrikën Austrotherm në rajonin e Turlisë.

    Sirena janë dëgjuar në tërë qytetin dhe janë nisur në drejtim të fabrikës, në anën tjetër ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se bëhet fjalë për një gaz të helmueshëm që është shumë i rrezikshëm për njeriun dhe që është liruar.

    E nëse digjet një sasi e madhe e polisterolit (stiroporit), është rrezik që të zgjerohen gazrat toksikë dhe kancerogjenë gjatë ndezjes.

    Tani për tani nuk po mbretëron situatë paniku, por qytetarët janë paralajmëruar të largohen sa më larg nga vendi ku ka zjarr.

    Deri më tani nuk dihen shkaqet që quan te ky shpërthim i zjarrit në këtë fabrikë, e hetuesit thonë se janë duke punuar në këtë drejtim. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark