×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, dëmtohen disa banesa dhe biznese përreth

    Insajderi
    13 February 2023 - 08:24

    Një shpërthim i fuqishëm me eksploziv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku për pasojë është shkatërruar një hotel.

    Shpërthimi ka ndodhur në një nga hotelet më të vjetra në lagjen nr.1 të qytetit, në pronësi të Spiro Çabirit.

    Ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 në bulevardin e qytetit bregdetar.

    Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të shumta materiale edhe në shumë biznese dhe banesa përreth. Lënda eksplozive mendohet të ketë qenë disa kilogramë. Ndërkohë, ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët pasi është dëgjuar në të gjithë qytetin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark