×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthim me tritol në derën e një magazine në Shqipëri

    Insajderi
    01 October 2022 - 09:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në qepenin e një dere së një magazine në Kamzë gjatë orëve të para të mëngjesit është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

    Abc mëson se për pasoj është dëmtuar pjesërisht qepeni.

    Nuk raportohet për dëme në njerëz.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

    Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti.

    Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit./Abcnews.al/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark