×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shpërthim në një shtëpi në Klinë, vdes një person

    Insajderi
    14 September 2022 - 09:58

    Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në Klinë. Brenda saj është gjetur një person pa shenja jete.

    Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    HETIM I VDEKJES/Klinë 13.09.2022-21:22. Raportohet se ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi me ç’rast në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, ku në brendi kanë vërejtur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark