×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Shpëtimi i nënës dhe vajzës nga ekipi i FSK-së, gjeneral Isufi: Emocion i papërshkrueshëm

    Insajderi
    08 February 2023 - 23:04

    Një lajm i mrekullueshëm ka ardhur sot nga ekipi i kërkim-shpëtimit të FSK-së që ndodhet në Turqi. Djemtë dhe vashat e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë arritur të nxjerrin të gjallë një nënë me vajzën e saj 2 vjeçare nga rrënojat e tërmetit, në provincën Hatay, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi

    Forca e Sigurisë së Kosovës kanë arritur të shpëtojnë një nënë me vajzën e saj 2 vjeçare nga rrënojat e tërmetit shkatërrues, në Turqi.

    Vajza dy vjeçare dhe nëna e saj ishin të ngujuara për orë të tëra nën gërmadhat e një ndërtese në Hatay të Turqisë, e cilësuar si një nga zonat më të prekurat nga tërmeti.

    Ishte vajza e cila u nxor e para nga gërmadhat, pas disa orëve kërkimi u shpëtua edhe nëna e saj.

    Pas shpëtimit të nënës dhe vajzës, ka folur për Gazetën Insajderi, shef i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi.

    Në një prononcim për Gazetën, Isufi tha se nxjerrja e nënës dhe vajzës shëndosh e mirë nga gërmadhat ishte një emocion i papërshkrueshëm.

    Tutje, gjenerali Isufi shtoi se puna dhe sakrifica që po bëjnë djemtë dhe vashat e FSK-së është një mburrje dhe krenari.

    “Është një emocion i papërshkrueshme, është një mburrje dhe krenari me sakrificës që janë duke e bërë djemtë dhe vashat e FSK-së. Është një angazhim vetëmohues që vet fotografit nga vendi i ngjarjes tregojnë se në çfarë operacioni kompleks dhe të rrezikshëm janë të angazhuar pjesëtarët e FSK. Ata po bëjnë e bërë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit e gjalle nga gërmadhat”, tha Isufi për Insajderin.

    Ai tregoi se kontingjenti i FSK-së me vlerësimin profesional më lartë që ka, janë vendosur në një nga zonat më të prekura nga tërmeti.

    Prioritet i ekipit të kërkim shpëtimit të FSK-së mbeten vendet ku janë detektuar persona të gjallë.

    “Kontingjenti i FSK-së në bazë të vlerësimit profesional të cilin e kanë shumë të lartë janë te angazhuar ne zonën më të goditur nga tërmeti që quhet provinca Hatay, është pjesa me jugore e Turqisë, në kufi me Sirinë”, shtoi Isufi për Insajderin.

    https://insajderi.org/ekipi-i-fsk-se-arrin-ta-nxjerr-te-gjalle-edhe-nenen-e-2-vjecarit-nga-rrenojat-e-termetit/

    Në Turqi dhe Siri, si pasojë e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit, kanë humbur jetën mbi 12 mijë persona.

    Mbrëmjen e po kësaj dite, një kontingjent i FSK-së ishte nisur drejt Turqisë për t’i dalë në ndihmë këtij shteti.

    Përveç, kontingjentit të FSK-së shteti i Kosovës ka nisur edhe ekipin e parë mjekësor për në Turqi. Mjekët dhe infermierët e Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tashmë kanë arritur në teren për t’i dalë në ndihmë qytetarëve atje./GazetaInsajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark