×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Shprehu publikisht mos pëlqimin ndaj saj, Kida i përgjigjet Melindës?

    Insajderi
    31 January 2023 - 15:03

    Melinda e ftuar në “Zemër Luana” në lojën “Paintball” nuk është kursyer për disa nga personazhet e njohur të showbizit. Një ndër pyetjet ka qenë se cili prej personazheve në tabelë ishte një “palo” personazh.

    Melinda ka qëlluar në drejtim të Kidës, duke treguar se dikur i pëlqente më shumë por jo dhe aq tani më që ajo ka ndërruar stilin.

    Por nuk u ndal me kaq.

    Këtë deklaratë ajo e ka sqaruar përballë Meriton Mjekiqit duke zbuluar se me Kiden ndiqen në rrjetet sociale por nuk kanë ndonjë afrimitet.

    Ndiqemi me njëra-tjetrën por nuk kam pasur kurrfarë raporti me të. Kur e kam takuar, më ka takuar shumë ftohtë nuk më ka folur. Nuk ka lidhje. Si artiste më ka pëlqyer si e ka pasur stilin tani po më duket se po del jashtë vetes dhe nuk po i ka hije asaj”, shtoi tutje Ademi.

    E pas këtyre deklaratave duket se Kida ka reguar sipas mënyrës së saj. Në foton e fundit të publikuar në Instagramin e saj ajo ka shkruar:

    Zemër qetësohu”

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark