Shqipëria tashmë edhe zyrtarisht mund të nisë ftesën për kualifikimin e dytë në histori në një Kampionat Evropian.
Të udhëhequrit nga braziliani Sylvinho sonte siguruan një biletë në mesin e 24 kombëtareve më të mira, që do të garojnë vitin e ardhshëm në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Shqipërisë i mjaftoi sonte një pikë përballë Moldavisë, për të arritur kualifikimin e dytë.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zimbru” përfundoi me rezultatin 1:1.
“Kuqezinjtë” e dominuan pjesën e parë, me ç’rast edhe shkuan në pushim me epërsi minimale.