×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shqipëria humbet yllin e të ardhmes, Italia e merr shpejt e shpejt dhe e grumbullon për eliminatoret e Europianit

    Insajderi
    20 September 2022 - 09:41

    Emri i Luis Hasës vazhdon të qarkullojë në blloqet e shënimit të skautëve të klubeve të njohura të Europës, të cilat po ndjekin më vëmendje mesfushorin shqiptar i cili luan në akademinë e Juventusit.

    Një interes i cili do të rritet më shumë tani që Hasa është bërë zyrtarisht pjesë e grumbullimit të përfaqësueses U19 të Italisë që do të marrë pjesë në eliminatoret e Europianit të kësaj grupmoshe.

    Emri i mesfushorit është përfshirë mes 20 lojtarëve që trajneri Alberto Bolini ka grumbulluar për fazën e parë në grupe të turneut, e cila luhet në këto dy javë dhe ku Italia do të përballet me Estoninë, Bosnjë Hercegovinën si dhe Poloninë që është pritëse e minigrupit.

    Hasa më parë ishte grumbulluar vetëm me përfaqësuesen U18 të Italisë, por duket se për fantazistin shqiptar ka ardhur koha që të luajë edhe në ndeshje zyrtare me U19 pas dy miqësoreve, një prej të cilave ndaj Shqipërisë në muajin gusht.

    Kujtojmë se Luis Hasa është një lojtar nga i cili pritet shumë dhe konsiderohet me të ardhme të madhe, ai është nën menaxhimin e Francesko Tottit.

    Shqipëria ka shprehur interes të vazhdueshëm për Hasën, por objektivi i tij ka qenë gjithmonë ftesa e Italisë dhe nuk iu ka kthyer kurrë përgjigje kuqezinjve.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark