Shqipërisë i duhet një “dhuratë” nga Gjermania dhe barazim i Turqisë – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Shqipërisë i duhet një “dhuratë” nga Gjermania dhe barazim i Turqisë

    Insajderi
    21 June 2016 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria do të presë edhe rezultatet e ndeshjeve në dy ditët e ardhshme për të parë nëse është njëra nga katër skuadrat e renditura në vendin e tretë që kualifikohen.

    Por cilat kombinime e kualifikojnë Shqipërinë?

    Pas përfundimit të ndeshjeve të grupit B ku Shqipëria nuk pati asnjë përfitim, sot e gjithë vëmendja do të jetë nga Gjermania.

    GRUPI C
    Gjermania me 4 pikë luan ndeshjen e fundit me Irlandën e Veriut me 3 pikë dhe do të duhet të paktën një fitore 4-0 e gjermanëve që Irlanda të ketë një golavarazh më të keq se Shqipëria. Ndërsa në ndeshjen tjetër duhet një fitore ose të paktën barazim i Polonisë me 4 pikë me Ukrainën, që s’ka asnjë pikë.

    GRUPI D
    Spanja luan ndeshjen e fundit me Kroacinë dhe dy skuadrat kanë njëra 6 dhe tjetra 4 pikë. Sido që të dalë ky takim, nuk ka ndikim për Shqipërinë. Me interes është ndeshja tjetër mes Çekisë që ka 1 pikë dhe Turqisë 0. Për Shqipërinë do të duhej një barazim i tyre në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq një fitore e Turqisë 1-0.

    GRUPI E
    Italia me 6 pikë luan me Irlandën e vendit të fundit dhe një fitore e ‘axurrëve’ ose një barazim do ti vlente Shqipërisë për shkak se Irlanda ka vetëm një pike. Me interes është edhe ndeshja mes Belgjikës me 3 pikë dhe Suedisë me 1 pikë. Për Shqipërinë do të duhej një fitore e belgeve ose një barazim.

    GRUPI F
    Hungaria që ka 4 pikë përballet me Portugalinë me 2 pikë dhe për Shqipërinë rezultati më i mirë do të ishte fitorja e hungarezëve. Ndërsa në ndeshjen tjetër fitorja e Islandës ose Austrisë nuk do të ndikonte në ecurinë e Shqipërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark