×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shqiponjat e Kosovës mposhtin legjendat e Brazilit

    Insajderi
    10 May 2022 - 12:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ekipi kosovar “Bad News Eagles” kanë përfunduar ndeshjen e tretë në turneun më të madh të lojës CS:GO, “PGL Antwerp Major 2022”.

    “BNE” kanë triumfuar ndaj ekipit brazilian “Imperial” me rezultat (16:12), kështu duke arritur dy fitore prej tri ndeshjeve të zhvilluara.

    Kujtojmë se pjesë e ekipit “Imperial” janë edhe legjendat: FalleN, fer dhe fnx të cilët kishin fituar Majorin vite më parë, por që nuk arritën të bëjnë diferencën përball djemve nga Kosova.

    Deri më tani, “BNE” ka triumfuar kundër ekipit turk “Eternal Fire” dhe ekipit brazilian “Imperial”, teksa u mposhten nga ekipi rus “forZe”.

    Në rast të një fitore të radhës, “BNE” do të kualifikohet në fazën tjetër të turneut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark