×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptari habit, klubi kroat replikon: Është bastexhi, mos u bëni si ky…

    Insajderi
    19 October 2022 - 20:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lokomotiva Zagreb ka fituar sot me shifrat 6-1 në Kupën e Kroacisë përballë Bistra, një rezultat i pritshëm deri diku duke llogaritur se kundërshtari nuk është nga ata të elitës.

    Një rezultat i cili pa si protagonist edhe ish-sulmuesin e Shpresave të Shqipërisë, Indrit Tucin, i cili shënoi golin e rezultatit 2-1.

    Por jo të gjithë kanë qenë të lumtur për goleadën e Lokomotiva Zagreb që u vulos me gola të njëpasnjëshëm në minutat 90 dhe 92.

    Ka qenë vetë klubi kroat ai i cili ka publikuar në rrjetet sociale, foton dhe mesazhin që kishte marrë nga një tifoz shqiptar. “Urime për ndeshjen e trukuar”, shkrruante ky i fundit teksa nuk kursente sharjet duke i akuzuar si mafiozë për faktin që kishin shënuar këto gola në fund të ndeshjes për të çuar gjithçka në 7+.

    “Doriani është qartësisht një bastexhi. Mendoj se Doriani humbi bastin.

    Doriani është aq i stresuar sa ai shkruan në inboks. Mos u bëj si Doriani”, ironizonte klubi kroat teksa publikoi fotot e tifozit dhe të mesazhit që i kishte mbërritur pas ndeshjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark