×
  • Sport
  • Sport

    Shqiptari përplaset ashpër me serbin, kaos në ndeshjen e superligës në Kroaci (video)

    Insajderi
    27 November 2023 - 20:31

    Një përplasje e ashpër mes një futbollisti shqiptar dhe serbe ka ndodhur sot në një ndeshje të kampionatit kroat.

    Emir Sahiti përveçse shënoi golin e parë për Hajduk Split përballë Istra-s, në triumfin 0-2 në transfertë të ekipit të tij, mori vëmendjen pas një episodi të ndodhur në minutën e 27-të.

    Sulmuesi shqiptar pas një kontakti me lojtarin serb, Mladen Devetak, u përplas edhe fizikisht me të.

    Siç shihet edhe në pamjet e publikuara në Facebook, në këtë incident gjatë sfidës u përfshinë edhe futbollistë të tjerë, si Ante Erceg dhe Marko Livaja, që është kapiteni i Hajdukut.

    Sahiti dhe Devetak ia hodhën paq nga kaosi që krijuan në fushë dhe situata u qetësua nga arbitri, por i vetmi që e pësoi ishte Livaja që u ndëshkua me karton të verdhë.

    Tensione dhe përplasje pati edhe pas sfidës, ku disa tifozë janë përleshur me sigurimin.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark