×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shtatzëni pas të 40-ave? Këto janë rreziqet që provokohen nga mosha

    Insajderi
    26 May 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa e gjejnë veten shtatzënë papritur.

    Në të gjitha rastet lind pyetja: “çfarë rreziqesh ka të kesh një fëmijë në moshën 40-vjeçare”? Sigurisht që ka edhe anët pozitive, por gruaja duhet të përballet me një ndryshim të sistemit riprodhues.

    Vështirësitë e mundshme

    Të bëhesh nënë natyrshëm në moshën 40-vjeçare nuk është aq e rrallë, edhe nëse pas të 35-ave lindshmëria natyrore bie. Në fakt, nëse në moshën 25 vjeçare ka 28% mundësi që ovulacioni të çojë në shtatzëni, përqindja bie në rreth 10% në moshën 40 vjeç. Gruaja ka një numër ovocitesh të përcaktuara gjenetikisht, të cilat pakësohen me kalimin e viteve. Përveç kësaj, mitra, vezoret dhe endometriumi i nënshtrohen një procesi natyror plakjeje.

    Fekondimi i asistuar ose natyral

    Edhe nëse për t’u bërë nënë mbështeteni në rrugën e riprodhimit të ndihmuar nga mjekësia, ka më pak shanse për sukses. Shtatzënia, e marrë si me fekondim të asistuar ashtu edhe në mënyrë natyrale, mund të ketë më shumë vështirësi, ka më shumë rreziqe për ndërprerje spontane dhe lindje të parakohshme.

    Sëmundjet më të shpeshta

    Më të shpeshta janë edhe sëmundjet e grave që lidhen me shtatzëninë, si gestoza, diabeti gestational, hipertensioni arterial dhe problemet e tiroides. Fetusi është në një rrezik më të lartë për të pasur një sëmundje kromozomale, përshembull sindromën Down.

    Së fundi, shtatzënitë në moshën 40-vjeçare më së shpeshti përfundojnë me prerje cezariane.

    Përtifimet:

    Nuk ka përfitime të drejtpërdrejta shëndetësore të lindjes së një fëmije pas të 40-ave. Megjithatë, vonesa e shtatzënisë mund të ketë disa rezultate që mund të përmirësojnë mirëqenien mendore dhe emocionale të një gruaje.

    Një studim i vitit 2020 sugjeron se mbështetja nga një partner, reduktimi i stresit kronik dhe një marrëdhënie me cilësi të lartë mund të ulin rrezikun e depresionit pas lindjes.

    Njerëzit që presin derisa të kenë një punë të mirë me sigurimet shëndetësore mund të jenë gjithashtu në gjendje të përballojnë kujdes mjekësor me cilësi më të lartë.

    Njerëzit me leje të paguar ose kompania e tyre mund të jenë në gjendje të marrin leje prindërore më të gjatë, gjë që mund t’u lejojë atyre më shumë kohë për t’u lidhur me foshnjën dhe për t’u shëruar nga lindja.

    Stabiliteti më i madh në punë, jetën ose martesën e një personi mund të nxisë gjithashtu një shëndet më të mirë. Një prind i ri që shqetësohet më pak për paratë mund të përjetojë më pak stres.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark