×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia që shërbeu si shkollë për 10 gjenerata do bëhet muze

    Insajderi
    13 February 2017 - 17:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Diasporës, Valon Murati, kanë vizituar shtëpinë-shkollë në Kodrën e Trimave, të pronarit Mehmet Aliu – Hertica.

    Ministri Bajrami, me këtë rast ka vlerësuar lartë kontributin e familjes së pronarit Mehmet Aliu, i cili objektin e shtëpisë së tij e shndërroi në shkollë, në të cilën patën diplomuar dhjetë gjenerata të gjimnazit “Sami Frashëri”, thuhet në komunikatën për media.

    “Është një akt madhor i kësaj familje, e cila kishte vendosur që hapësirat e veta familjare dhe tërë familjen ta vënë në përkushtim të mbrojtjes së shkollave shqipe. Nuk do të ishim të lirë dhe të pavarur po të mos ishte kjo rezistencë dhe këta veprimtarë, të cilët mundësuan mbijetesën e arsimit shqip, arsim ky i cili nuk kishte për qëllim vetëm shkollimin, por edhe përgatitjen e gjeneratës së re për luftë çlirimtare”, është shprehur ministri Bajrami.

    Ministri Bajrami ka thënë se Qeveria e Kosovës do të bëjë restaurimin e këtij objekti, i cili do të jetë muze i mbijetesës së arsimit në gjuhën shqipe në kohën e okupimit./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark