Gjatë luftës së Dytë Botërore, shtëpitë e parafabrikuara – pra që ndërtohen duke përdorur pjesë të bëra në fabrikë e pastaj të bashkuara në një vend të caktuar – kanë qenë zgjidhje për shumë njerëz shtëpitë e të cilëve ishin bombarduar.
Por, 70 vite më vonë, shtëpi të tilla shihen ende si të përballueshme për ata që dëshirojnë të nisin një shtëpi nga fillimi, shkruan CNN.
Dhe këto shtëpi vlejnë sidomos për ata njerëz që dëshirojnë që përkohësisht apo për periudha më të gjata të largohen nga qytetet.
Për vende ku është e pamundur të depërtohet me makina, njerëzit kërkojnë transportin përmes helikopterëve për të transferuar struktura drunore të shtëpive.
Zhvillimi teknologjik ka ndikuar që këto shtëpi që ndërtohen tani dhe projeksionet për të ardhmen të kenë pamje më atraktive se sa kanë qenë në të kaluarën.
Ato vendosen edhe në vende ku ka kushte ekstreme klimatike.