×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtetasi i Norvegjisë e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur

    Insajderi
    17 September 2021 - 09:55

    Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shitur veturën e cila ishte në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.

    Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq i dyshuari është shtetas i Norvegjisë.

    Policia ka bërë të ditur se vetura është konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

    “Ferizaj, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

    Për videot e fundit ndiqeni INSAJDERI TV

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark