×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtimi i rasteve me Covid 19 – Kurti thotë se me 12 qershor do të ketë manifestim ku do të ruhet distanca

    Insajderi
    08 June 2020 - 13:17

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i pyetur për deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme, ka thënë se kur u kërkua të merrej një vendim i tillë ishin vetëm 19 raste me koronavirus.

    Ai në një prononcim për media ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme nga presidenti më shumë ishte menduar si një kundërvënie e qeverisjes së mirë që kishte VV-ja, sesa për situatën me pandeminë.

    “Gjendja e jashtëzakonshme më shumë është menduar si një kundërvënie e qeverisjes së mirë që kishim ne, sesa që kishte të bënte me pandeminë. Atëherë kur u kërkua shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishin vetëm 19 të infektuar”, ka thënë ai, duke iu referuar deklaratës së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili më 17 mars kishte kërkuar që të shpallej gjendje e jashtëzakonshme.

    Kjo kërkesë e tij, kishte nxitur përplasje në koalicionin VV-LDK, që për epilog pati rrëzimin e Qeverisë Kurti, pas shkarkimit të ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

    Ndërkaq për manifestimin e 12 qershorit të paralajmëruar nga VV-ja, ai ka thënë se nuk do të jetë protestë.

    “Do ta kemi një manifestim në shesh, do ta ruajmë distancën që të tregojmë se e ruajmë vetën. Nuk është protestë është manifestim, tubim”, ka thënë ai./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark