×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Shtinëset e katunit”, Zoti t’marroftë”, si po e çudisin publikun kryetarët e GUXO’s me fjalor të çuditshëm

    Insajderi
    23 November 2022 - 23:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vetëm brenda 24 orëve dy deklarata të çuditshme u lëshuan nga bashkëkryetarët e Listës Guxo. Me ‘mallkim’ e me epitetin ‘shtinëset e katunit’ u portretizuan anëtarët e partive opozitare. Ky fjalor sa i çuditshëm është edhe aq i papërshtatëm për pozitat të cilat ata i udhëheqin.

    Gjatë mbrëmjes së sotme, ministri Faton Peci i ftuar në emisionin Pressing, ka përdorur gjuhë seksiste duke dashur ta godas opozitën.

    Ai i quajti deputetët e partive opozitare ‘shtinse të katunit’. Sipas ministrit Peci, ata vetëm përqeshin tërë kohën.

    Unë nuk po e kuptoj, unë e dëgjoj opozitën në kuvend e në paraqitjet që i kanë, thojnë veq: A Albini lshoj pe, e kritikojnë, a Albini nuk lëshojë pe, dalin e kritikojnë. Duhet me u përcaktu ka po doni me shku. Pjesa më e madhe e opozitës është bërë ajo që në gjuhën popullore thuhet sikur shtinset e katunit, që vetëm përqeshin”, ka thënë Peci në T7.

    Nga ana tjetër, mbrëmë, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla ‘mallkoi’ ish-ministrin e jashtëm, Skender Hyseni.

    Ajo i reagoi Hysenit, pasi ky i fundit tha se deklarimet e presidentes Vjosa Osmani për qasjen e Borrellit po i përngjajnë me ato të Enver Hoxhës e Sllobodan Millosheviqit.

    Gërvalla përmes një shkrimi në Facebook i tha Hysenit ‘Zoti t‘marroftë, Skënder Hyseni, për këto fjalë të pafalshme!’.

    Tutje, Gërvalla tha se kjo është fytyra e vërtetë e atyre që e vodhën, e plaçkitën, e mashtruan, e futën në udhë pa krye Kosovën.

    “Skënder Hyseni dhe plot të tjerë jo vetëm që e çuan LDK-në në 10%, por çdo ditë kujdesen që ta mbajnë të fundosur. E sa për Kosovën, e kanë treguar me kohë se sa vlerë ka për ta”, kishte shkruar Gërvalla./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark