×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shtiu me armë zjarri në qytetin e Gjilanit – Gjykata merr vendim për Feron

    Insajderi
    18 January 2023 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Gjykatës së Gjilanit, Sabit Shkodra.

    “Me kërkesë të prokurorisë sot i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj nga gjyqtari i procedurës paraprake”, tha Shkodra për Insajderin.

    Reperi Fero, është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë, pasi ishte në kërkim që nga data 29 dhjetor të vitit të kaluar.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar se Fero po kërkohej nga policia pasi kishte shtënë me armë zjarri në një lagje ne qytetin e Gjilanit.

    Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    “Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorim i armës”, është shprehur Hashani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark