×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtohen zërat brenda PDK-së që e duan postin e presidentit – Hoxha: Është e udhës që ne ta kemi presidentin

    Insajderi
    25 November 2020 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha ka folur për çështjen e presidentit, temë kjo e hapur nga të gjitha partitë politike në vend.

    Ai ka rikonfirmuar qëndrimin e shefit të tij në parti, Enver Hoxhaj, se presidenti duhet të propozohet nga PDK-ja.

    “PDK-ja i mirëpret të gjitha kandidaturat e mundshme për president. Ne kemi një rrethanë që PDK-ja në zgjedhjet e fundit ka dal me 24 deputet dhe LDK-ja e VV-ja e ndërtuan Qeverinë. Ata brenda 3 muajve i kanë dhënë bashkëpunimit të tyre dhe tani kemi një Qeveri të udhëhequr nga LDK-ja, AAK-ja e Nisma. Pikërisht që ne e ruajtëm konsistencën tonë politike. Ishim në opozitë dhe po vazhdojmë të jemi në opozitë”, ka thënë Hoxha.

    Deputeti i PDK-së theksoi se presidenca duhet t`i takojë pikërisht kësaj partie.

    Video:

    “Parimisht është shumë e përgjegjshme dhe e udhës që PDK-ja ta udhëheq Presidencën dhe ta ketë presidentin”, ka thënë ai.

    I pyetur se a  mund të jetë Vlora Çitaku, Hajredin Kuçi apo Enver Hoxhaj kandidat potencial i PDK-së për pozitën e presidentit, Hoxha theksoi se të tre janë figura të rëndësishme në PDK.

    Megjithatë ai pohoi se në mbledhjet e partisë asnjëherë nuk është diskutuar për emra të përveçëm për këtë pozitë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark