×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Shtyhet debati nëse Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën

    Insajderi
    20 December 2022 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq, ka shtyrë debatin për mocionin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën në seancën e sotme, për shkak të pamundësisë së propozuesit për të marrë pjesë në seancë.

    “Duke pasur parasysh pamundësinë e propozuesit për të marrë pjesë sot, ne po e shtyjmë pikën 23 për diskutim në një ditë tjetër”, tha Gjuroviq, raportojnë mediat e Podgoricës.

    Propozimin për fillimin e procedurës për të përcaktuar nëse presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq ka shkelur Kushtetutën e kanë paraqitur 41 deputetë të shumicës parlamentare vjetër-re.

    Në Propozim thuhet se “pas votimit të mosbesimit në Qeverinë e 43-të të Malit të Zi më 19 gusht, kreu i shtetit nuk i propozoi parlamentit një përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark