×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Shtyhet ndeshja evropiane për shkak të funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II

    Insajderi
    12 September 2022 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndeshja e fazës së grupeve të Europa League-s mes Arsenalit dhe PSV-së, e parashikuar për t’u luajtur këtë të enjte, është shtyrë. UEFA ka njoftuar klubin holandez këtë të hënë që skuadra të mos udhëtojë në mesjavë drejt Britanisë, pasi policia vendase nuk ka forcat e mjaftueshme për të marrë masat për këtë event, për shkak të angazhimit në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë.

    Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të luhet kjo ndeshje, por sigurisht që kjo i komplikon llogaritë e skuadrave angleze, që do të kenë një kalendar akoma edhe më të ngjeshur.

    Kujtojmë që faza e grupeve të kompeticioneve të UEFA-s do të mbyllet para nisjes së kampionatit botëror dhe kjo gjë sjell një situatë të vështirë.

    Sa u takon biletave për tifozët, të cilat janë shitur deri më tani, fansat do të kenë mundësinë për rimarrë paratë e tyre ose të presin datën kur do të luhet ndeshja. Arsenali dhe PSV-ja ndodhen në Grupin A të Europa League-s. “Topçinjtë” fituan ndaj Zurichut 2-1 në takimin e parë, ndërsa holandezët barazuan 1-1 me Bodo/Glimt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark