×
Show

Shtynu pak… skena është e Mak Zogajt

Insajderi
18 June 2021 - 07:50

E doni, apo nuk e doni, është pak e rëndësishme. Ai ka vendos që mos me pyet kërkond. Fokusi i tij për me qenë një nga yjet e skenës së muzikës shqip e ka bërë publikun e vet. Ky është Mak Zogaj.

Nuk e di pse kur së pari herë e dëgjova këngën e re të tij, tek pjesa e dytë e kanges “M’don s’mdon” Mak Zogaj ma kujtoj këngëtaren Gili, dhe këngën e saj “Edhe pa ty u knaqa”. 

“Pa mu pa mu edhe dielli po perëndon, pa mu pa mu edhe dielli spo t’rrezon”, thotë Mak Zogaj në kangen e re, teksa Gili para 10 viteve thoshte se “dielli pa ty lind e perëndon, edhe pa ty jeta po vazhdon”. Nejse, se di pse mu kujtu bash Gili, po okej.

Tani, kur e dëgjova për së dyti herë, mu kujtua edhe Capital T me këngën e tij “Tash është vonë” një super hit i kohës. Çkado dhe këdo që ju kujton kjo kangë e Mak Zogajt, është e parendëishsme në aspektin e asaj se çka prezanton Mak Zogaj: një profil unik i një këngëtari që nuk e merr seriozisht vetën. 

“Marrja seriozisht e vetes” ka qenë një nga problemet kryesore të shumicës së këngëtarëve në dekadën e fundit. Mak Zogaj e thyen këtë rregull. Në vetëm dy këngë të publikuara në dy muajt e fundit, ai e ka dëshmuar se nuk shkruan tekste të llojit të njejtë sesi janë shkruar tekstet në 10 vitet e fundit, prej shumë kolegëve të tij. 

Tek kanga “Riza Bllaca me Autotune” ai e sjellë një version të ri të muzikës shqipe, duke mos e cilësu vetën si një nga veteranët e muzikës, qysh kanë qejf shumica e këngëtarëve të ri.

Ai bon hajgare edhe me yjet aktuale të muzikës kur thotë “po jetoj pa stres sikur Noyzi” ose kur thotë se “kta spo na njohin sikur Spanja”, duke e bërë një lidhje fantastike dhe plot humor mes situates në Kosovë dhe gjendjes së tij personale në skenën e muzikës.

Andaj, njejtë sikur Spanja që vazhdon mos me njoft Kosovën, por Kosova vazhdon me egzistu, edhe Mak Zogajt, mund të mos i njihet suksesi nga yjet e tanishme të muzikës, por ai është këtu. Kështu që, shtynu pak… okej edhe pak. Ma shumë hapësirë, ma shumë hapësirë: Ok, zonja dhe zotëri, skena është e Mak Zogajt. 

E di që e don.

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark