Skuadra e Ballkanit e ka mbetur një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Slavia Pragës.
Ballkani do ta zhvillojë nesër ndeshjen “jetike” ndaj skuadrës çeke në fazën grupore të Ligës së Konferencës.
Në konferencën e sotme për shtyp janë paraqitur trajneri Ilir Daja dhe mbrojtësi Arbër Potoku.
Daja fillimisht ka folur për ecurinë e këtij edicioni – si në Superligë ashtu edhe në Evropë – duke komentuar ndeshjet e shpeshta.
“Kemi një kampionat të dytë, 12 javë kemi që luajmë në Evropë si dhe po aq në Superligën e Kosovës. Kemi kontigjent lojtarësh, por duke parë parasysh mungesat si Gripshi, Astrit Thaqi, Abazi, etj, andaj nuk është e lehtë dhe në stërvitje marrim edhe lojtarë nga grupmoshat e reja për ta arritur numrin e duhur për ushtrime”, tha fillimisht trajneri nga Shqipëria, përcjell FrontOnline.
Më tutje, ai ka folur edhe për arsyen e shtyrjes së ndeshjes ndaj Prishtinës që ishte paraparë të luhej në fundjavë.
“Ndeshjen e fundit luajtëm në Klinë ndaj Dukagjinit, qëndruam një ditë pushim dhe erdhëm në Prishtinë. Dhe në këtë periudhë, i kemi bërë krenarë të gjithë, si tifozët e Prishtinës, Llapit e të gjithë. I falënderoj edhe mediat për mbështetjen e vazhdueshme. Nuk e kemi kërkuar shtyerjen e ndeshjes ndaj Prishtinës shkaku i rezultatit. Ndeshja është shtyrë shkaku që mos t’i qojmë futbollistët drejt lëndimeve, kjo është arsyeja e vetme”, deklaroi Daja.