×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Shtyrja e vaksinimit rrezikon mbi 117 milionë fëmijë nga fruthi

    Insajderi
    14 April 2020 - 13:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një deklaratë nga UNICEF-i thuhet se për shkak të pandemisë së koronavirusit janë shtyrë fushatat e vaksinave të fruthit në 24 vende.

    Shtyrja e fushatave të vaksinave mund të prekë mbi 117 milionë fëmijë, thuhet në deklaratën ku vihet theksi se duhet të mbrohen dhe të vazhdojnë shërbimet e rëndësishme të vaksinave.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë bën të ditur se në vitet e fundit rastet e fruthit janë rritur pavarësisht se ka një vaksinë të sigurtë dhe efektive për më shumë se 50 vite. Në vitin 2018 humbën jetën mbi 140 mijë persona, shumica e të cilëve fëmijë dhe foshnje ndërkohë që kjo mund të parandalohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    14 October 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark