×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Shumë rrezik me ecë në rrugë”, bllokimi i trotuareve nga “Alba Group” e milionerit Sherif Ramuka terrorizon qytetarët

    Insajderi
    12 October 2022 - 14:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompania “Alba Group”, pronë e biznesmenit Sherif Ramuka, është duke ndërtuar një objekt banesor në lagjen Veternik të Prishtinës.

    Në vendin ku janë duke u kryer punimet, ndërrmarrja e ka bllokuar trotuarin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Aty shihen disa drunj duke i mbajtur rrethojat e vendpunishtes, për pasojë e të cilëve është rrezikuar lëvizja e qytetareve në atë pjesë të rrugës.

    Për këtë rast janë ankuar qytetarët, duke thënë se “është shumë rrezik me ec në këtë rrugë, sepse veturat vijnë me shpejtësi”.

    “Por, me karroca të fëmijëve është e pamundur ecja në trotuar, prej këtyre drunjve të vendosur nga kjo kompani tash e sa kohë”, thuhet në denoncimin e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përpos kësaj çështje, kompania “Alba Group” e Sherif Ramukës, ishte denoncuar edhe më herët nga qytetarët.

    Në faqen Vrojtuesit e Lagjes së Prishtinës në korrik ishte postuar një video ku shihej një kamion-mikser, e kompanisë në fjalë, teka i binte betoni nga pjesa e pasme.  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark