×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Si e ndryshuan botën autostradat gjermane?

    Insajderi
    27 May 2022 - 19:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pak vepra të tjera përfaqësojnë Gjermaninë më shumë sesa sistemi i transportit rrugor. Katedralja e Këlnit është dukshëm gjermano-perëndimore, ndërsa kulla e televizionit në Berlin një vepër e Republikës Demokratike Gjermane. Por Autobahn-et (autostradat) janë ato që lidhin të gjithë vendin.

    Përgjatë dekadave, ky sistem është transformuar nga një pjesë infrastrukture kombëtare e dobishme, në një ikonë kulturore që tejkalon veprat e artit, albumet, apo prodhimet gjermane në botë.

    Por pse autostradat janë bërë kaq legjendare dhe çfarë marrëdhënie kanë sot gjermanët me to?

    Autostradat gjermane në kohët e para: Frankfurt-Manhajm në vitin 1935

    Pak histori

    Ideja e ndërtimit të rrugëve për mjete motorike që të lidhnin Gjermaninë lindi pas Luftës I Botërore, kur vendi u bë Republikë. Rruga e parë publike e këtij lloji përfundoi në vitin 1932, duke lidhur Këlnin me Bonin. Ajo është ende funksionale edhe sot, pjesë e “Autobahn 555”.

    Pasi Adolf Hitler mori pushtetin në vitin 1933, ai e përdori sistemin e autostradave për përfitime politike. Fritz Todt u emërua Inspektor i Përgjithshëm i Ndërtimit të Rrugëve dhe detyra e tij ishte zgjerimi i rrjetit. Ai e bërë këtë përmes një programi punësimi që, sipas propagandës naziste, ndihmoi edhe në zhdukjen e papunësisë në Gjermani. Pas nisjes së Luftës II Botërore, për ndërtimin e rrugëve u përdorën edhe personat e internuar në kampe përqendrimi. Por deri në vitin 1942, kur nisi edhe rënia e nazistëve, ishin ndërtuar vetëm 3800 kilometra rrugë, nga 20 mijë që ishin planifikuar.

    Lindje – Perëndim

    Pas luftës, pjesa dërrmuese e autostradave në Gjermaninë Perëndimore u riparuan dhe u rifutën në përdorim, e në vitet 1950 nisi edhe një program zgjerimi. Gjatë Luftës së Ftohtë, disa pjesë të rrugëve u dizajnuan që të përdoreshin edhe di pista për uljen emergjente të avionëve të trupave aleate, në rast të ndonjë pushitimi të mundshëm sovjetik.

    Ndërkohë, në Gjermaninë Lindore, rrugët përdoreshin kryesisht nga mjetet ushtarake dhe ato shtetërore. Kjo bëri që edhe sot, në disa zona të vendit, të ndihet ndryshimi kur kalon nga sipërfaqja e butë gjermano-perëndimore, te betoni i vjetër që përdorej në pjesën më të madhe të rrugëve të Republikës Demokratike Gjermane.

    Autostradat sot

    Që prej vitit 1953, termi zyrtar për autostradat gjermane ka qenë “Bundesautobahn” – “rrugët federale”. Sot ka 13 mijë kilometra Autobahn, çka e bën një prej sistemeve më të gjatë dhe më të dendur në botë. Shumica e rrugëve kanë 2, 3, e madje edhe 4 korsi në secilin drejtim, përveç korsisë së urgjencës. E ndërsa për shumë gjermanë, këto rrugë janë një rutinë e përditshme, ka ende shumë njerëz që i vlerësojnë sa herë që shkelin mbi to.

    Autostradat financohen nga taksat dhe mirëmbahen nga shteti gjerman dhe jo nga landet. Makinat mund të ecin lirshëm, por që prej vitit 2005, kamionët duhet të paguajnë një tarifë. Në Autobahn patrullon një forcë e veçantë policore, “Autobahnpolizei”, me makina që kanë shpesh kamera për të dokumentuar shkeljet.

    Shpejtësi pa kufi

    Ajo që shumica e njerëzve mendojnë se dinë për autostradat gjermane është se mund ta ngasin makinën sa më shpejtë të kenë mundësi. Në fakt, kjo është pjesërisht e vërtetë. Disa autostrada, për shembull ajo A3, mes Këlnin dhe Frankfurtit, nuk ka kufizime në shpejtësi. Siç ka thënë një herë Tom Hanks për përvojën e tij në Autobahn: “Kur kalon tabelën me ku numri 120 përshkohet nga një vizë, atëherë hiqen dorezat. Në Gjermani, qeveria nuk të rri pas shpine”.

    Autostradat e të ardhmes

    Sot, Gjermania është i vetmi shtet europian që nuk ka një shpejtësi tavan, edhe pse diskutimet për të vendosur një të tillë kanë nisur që në vitet 1980. Vitet e fundit, pretendimi kryesor është se me vendosjen e kufizimeve mund të ulet niveli i prodhimit të dyoksidit të karbonit. Partia e Gjelbër provoi të kalonte një ligj ku vendosej një shpejtësi maksimale e lejuar prej 130 km/h, por nisma u rrëzua.

    Megjithatë, roli i autostradave në ndryshimet klimatike përbën një tjetër sfidë për këtë sistem transporti. Ka teza për ta shndërruar në një sistem hekurudhor elektrik, por studiues të tjerë mendojnë se gjermanët nuk do ta pranojnë këtë, edhe pse sistemi po arrin në kufijtë e kapacitetit.

    Edhe pse e ardhmja e Autobahn-eve mund të jetë e pasigurt, vendi i tyre në histori është më se i sigurt./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark