×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Si e përlau “Mjegulla” kompaninë Bici Com? Dy vëllëzërit drejtues të firmës të arrestuar për trafikë të drogës

    Insajderi
    07 January 2023 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vëllezërit Nustret Bici dhe Berat Bici, drejtues të kompanisë “Bici Com”, janë arrestuar dje dhe pardje nga Policia nën dyshimet për trafikim të drogës.

    Aksioni i koduar “Mjegulla” Nustretin e kapi me 40 kilogramë drogë, ndërsa Beratin me 6 kilogramë të tjera, shkruan Gazeta Insajderi.

    Shiko edhe:

    Arrestimin e tyre në të dy rastet e ka konfimruar Policia e Kosovës.

    “Hetuesit policorë, në koordinim me organet e drejtësisë kanë realizuar Planin Operativ ‘Mjegulla’, gjatë realizimit të së cilit, në flagrancë është arrestuar i dyshuari: N.B., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), i cili po transportonte me një veturë me targa vendore, substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuana”, thuhet në njoftimin e Policisë të datës 5 janar, ku tregohej për arrestimin e Nustret Bicit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit”, vazhdonte njoftimi, transmeton Gazeta Insajderi.

    I njëjti ishte ndalaur për 48 orë, ndërsa ende nuk i është caktuar masa nga Gjykata.

    Lexo edhe:

    Një ditë më pas, do të thotë gjatë ditës së djeshme, Policia në vazhdimin e aksionit “Mjegulla” e ka kapur edhe Berat Bicin.

    “Sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë për arrestimin e Berat Bicit.

    I njëjti është ndaluar po ashtu për 48 orë me urdhër të Prokurorit.

    Lexo edhe:

    Ndërkohë, Behxhet Bici, pronari i kompanisë “Bici Com”, ka folur për Gazetën Insajderi pasi kushërirët e tij Nustre dhe Berat Bici janë kapur me mbi 40 kilogramë drogë.

    Në rasti e arrestimit te Nustretit para dy ditësh ai tha se “unë e kam familjar të afërt, në firmë s’o, punëtorë s’o – as në fimrë te ne nuk është gjet sen, ju ka gjet në kerr atij”.

    “Unë kam bisedu me Policinë, me thirrën – e lam me u taku, ama ai me firmën tonë s’ka të bëj hiç, hiç”.

    Por, jo më larg së në vitin 2020, Nustret Bici i cili sot është kapur me 40 kilogramë drogë, ishte deklaruar në emër të “Bici Com”, në rolin e menaxherit të kompanisë.

    Kjo kishte ndodh kur 23 kilogramë marihuanë të fshehur brenda thasëve me speca, ishin gjetur nga Dogana e Hungarisë në atobusin transportues të “Bici Com”

    Ai kishte mohuan se ishin në dijeni për një dërgesë të tillë.

    ”Ne nuk kemi ditur asgjë që ka pasur të fshehur narkotikë në speca”, thoshte Nustret Bici në pozitën e menaxherit.

    Kur pronari i kompanisë, Behgjeti, është pyetur për këtë çështje nga Gazeta Insajderi, ai sonte ka thënë se “mundeni me shku me pyet atë, çka po ju thotë, nëse është deklaruar”.

    Ndërkohë, sonte kur është thirrur nga Gazeta Insajderi, për t’u pyetur mbi rastin e arrestimit të Berat Bicit, vëllait të Nustretit dhe kushëririt të tij, ai ka thënë se “nuk ka informacione”./Gazeta Insajderi/

    Shiko edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark