Të kuptosh se si i zgjedhin meshkujt femrën e duhur për tu martuar ka qënë gjithnjë një qëllim i femrave dhe një mister njësoj si pozicioni jashtë loje në futboll: për meshkujt është diçka natyrale dhe për femrat jo.
Çfarë duhet ti vijë në mendje që i thotë vetes “po, kjo është e duhura”, aq sa të vendosë ti propozojë për martesë? Cilat janë proceset mendore mashkullore pas vendimit për të shkuar në altar?
Ka rëndësi pamja fizike
Kur dy njerëz takohen për herë të parë, fiziku është ai që bie në sy. Për një studim nga universiteti i Amstërdamit fakti që meshkujt preferojnë një femër me një aspekt të bukur fizik nuk tregon se janë sipërfaqësor, por se kanë instiktin e përzgjedhjes së femrës.
Përputhshmëria
Sipas psikologut Seth Meyers “mashkulli zgjedh mes femrave atë me të cilën përputhet nga aspekti afektiv”. Do të gjejë një person pranë së cilës ndihet mirë edhe kur ndodhet me shoqërinë, kur bëhet fjalë për familjen dhe miqtë.
Spontaniteti
Pas kalimit të muajve të parë, pas tërheqjes fizike hyn në lojë arsyetimi. Dhe këtu mashkulli përpiqet të kuptojë kë ka përpara. Mirko Spelta në librin e tij “ Të kesh një mashkull është e lehtë, problemi është ta mbash”, thotë se për të çuar para me sukses një lidhje është e rëndësishme të shfaqesh ajo që je. “Spontaniteti, natyraliteti dhe sinqeriteti janë një terren mashkullor. Nëse jeni e sinqertë dhe spontane mashkulli e kupton dhe e vlerëson këtë aspekt”.
Vlerat e përbashkëta
Është e kotë të kërkoni një propozin romantik tek një person që nuk beson tek martesa, apo dëshiron të bëjë pak fëmijë. Nëse doni që gjërat të shkojnë siç dëshironi është e nevojshme të kemi një objektiv të përbashkët.
Femrat që i bëjnë më të mirë
YourTango shkruan se meshkujt martohen me gra që i bëjnë ata më të mirë. Si për shembull, shqetësohen nëse ajo e ka makinën në rregull, e ka të furnizuar me karburant, shqetësohen se si ndihet ajo, apo ka ndonjë problem. Janë gjëra të vogla por që papritur bëhen të rëndësishme.
Sekreti
Pasi lexuat sekretet, mbetet vetëm një pyetje: si të ndodhë kjo gjë?
“E vërteta është se nuk mund të bëni asgjë. E vetmja gjë është të lejoni që të ndodhë. Një mashkull dëshiron një grua që ta dojë, të dojë veten e saj, që do të thotë që ajo e konsideron të denjë të përkëdhelet dhe të përkujdeset. Nëse një mashkull ka dëshirën të kujdeset për ju, për makinën tuaj, gjërat që ju përkasin, lëreni ta bëjë, në vend që t’i thoni e bëj vetë. Për tu ndjerë një mashkull më i mirë, ka nevojë ti jepet mundësia ta tregojë. Me pak fjalë, një mashkull dashuron një femër që ai beson se mund t’ia përmirësojë jetën”, thuhet në YourTango.