×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Si ekonomist e ke kënaq komunën e Prishtinës”, Olluri i reagon Ahmetit pasi i kritikoj të ftuarit e Pressingut

    Insajderi
    25 May 2022 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në pressing në T7, është lexuar një deklaratë e ish-kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po kritikonte nëpërmjet Twitterit të ftuarit e emisionit. Aty po debatohej për mundësinë e tërheqjes së 30 për qind nga Trusti Pensional i Kosovës.

    Kritika e Ahmetit u lexua nga autori i emisionit, Leonard Kerquki, derisa nxiti reagimin e mejëhershëm të analistëve në studio.

    “Në njërën anë të debatit dy deputetë propozzes të tërheqjes së parave nga trusti – asnjani ekonomist Në tjetrën anë tre analistë – asnjani ekonomist. Pyetja e cila po debatohet në fakt nuk është debat. A kanë qef me marr pare qytetarët? Po. Diskutimi ekonomik është diçka tjetër”, tha Ahmeti.

    “Si ekonomist e ke kënaq komunën e Prishtinës, thuaji”, reagoi gazetari Parim Olluri.

    “Faleminderit, pije edhe një coca-cola zero”, tha deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu.

    “Ne i kallxojmë se veç punën tonë në Kuvend po e bëjmë”, shtoi Eliza Hoxha.

    “Shpendi është ithtar i këtyre se gjithqysh duhet me qenë ekonomist, herë ekspert i negociatave kur lypke me u bo kryenegociator e herë i ekonomisë, e herë i asaj sirenës që e testojke”, theksoi gazetari Valon Syla.

    “Unë s’jam ekonomist por kam përvojë menaxhimi nëpër firma private dhe unë personalisht kam dyshuar përpara por kërkesa e madhe. Unë vetë si kam tërheq por dikush është nevojli. Kjo vjen si pasojë e impotencës së qeverisë. Kjo qeveri i ngjanë qeverisjes 1 të Shpend Ahmetit”, tha Syla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark