×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Si futeshin letrat përmes ushqimit në burgun e Dubravës – Rrëfen ish i mbijetuari i masakrës

    Insajderi
    23 May 2023 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, Bislim Zogaj ka rrëfyer momente gjatë qëndrimit të tij brenda burgut.

    Ai tha se gjatë udhëtimit nga burgu i Mitrovicës së Sremit, deri në burgun e Dubravës e kishte krijuar përshtypjen se shumë pak qytetarë kishin mbetur në Kosovë.

    Zogaj duke rrëfyer momente brenda këtij burgu tha se nuk kishin informacione për atë se çfarë po ndodh jashtë, por që ai tregoi ngjarjen se si një i burgosur i cili kishte pasur një tranzistor brenda burgut, kishte arritur të fuste letra me informacione në ushqimin i cili shërbehej për të burgosurit.

    “Gjatë udhëtimit  të paktën sipas përshtypjeve të mia kisha kriju se kishin mbetë shumë pak qytetarë në Kosovë edhe pse e kishim të vështirë të shiqonim përmes xhamave të autobusave por shihej se nuk ka qytetarë. Kur kemi shku në Dubravë është interesantë se aty  kishte pasë të burgosur të tjerë për vepra të tjera që e organizonin ushqimin dhe është interesantë që deri tash nuk e kemi potencu kanë ndodhë dy herë që në kuzhinë një i burgosur që ka qenë edhe më herët dhe që i ka njoftë disa të burgosur politik, ka arritë dy herë të fus nga një letër në ushqim sepse deri më 19-tin ushqeheshim në kuzhinë dy herë në ditë dhe ka arritë ta fus një letër me informacione, sepse ata kishin pasë një tranzistor dhe informatat i ka futë në bukë dhe Istref Hasani ka qenë ai i burgosur. Për ta shpërndarë informacionet te ne të paktën si po shkojnë luftimet dhe një prej atyre letrave ia kishte dhënë Nait Hasanit dhe njërën Avni Klinakut dhe ata pastaj në pavilon na kanë shpërnda dikujt dikujt ato informacione dhe në bazë të tyre kishim përshtypje se një numër i madh i qytetarëve e kishin lëshuar Kosovën, megjithatë njësitet e UÇK-së, në pjesë të ndryshme të territorit luftonin”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark