×
Show / Fashion

Si, kur dhe përse shfaqet xhelozia në çift?

Insajderi
04 September 2019 - 11:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Brenda disa limiteve, frika nga tradhtia është një ndjenjë shumë normale, madje pozitive. Xhelozia është një mënyrë për të shfaqur interesin për partnerin, por ndonjëherë, ajo shndërrohet në një sëmundje të vërtetë, e cila e çon marrëdhënien në çift drejt një krize.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla për t’u orientuar më mirë rreth kësaj ndjenje kaq komplekse, transmeton Telegrafi.

Mjafton një shenjë për të shpërthyer xhelozia

• Një shkëmbim i vazhdueshëm shikimesh nga ana e partnerit me një person tjetër
• Zakonet e partnerit, të cilat ndryshojnë papritmas
• Mesazhe apo e-maile në persona të panjohur
• Një telefonatë e mbyllur, menjëherë sapo hyn partnerja në dhomë
• Rënia e marrëdhënieve intime apo zakone të reja në shtrat

Këto shenja perceptohen si kërcënim për ekuilibrin në çift, ndaj duhet ndërhyrë sa më shpejt për ta mbrojtur marrëdhënien. Që këtu fillon dëshira për t’i shkuar çështjes deri në fund, për të kontrolluar lëvizjet e partnerit dhe për të hetuar në kërkim të ndonjë gjëje, që ndonjëherë nuk ekziston fare.

Si shfaqet?

Sapo vendoset dyshimi në mendje, femra bëhet dyshuese dhe është gjithë kohës në ankth.

• Fiksohet, mendon dhe analizon çdo lëvizje të partnerit
• Shton kontrollin dhe kujdesin përkundrejt partnerit
• Pyet vazhdimisht partnerin ku shkon dhe me kë, duke vlerësuar menjëherë përgjigjet që ai i jep
• Ndien mëri dhe inat ndaj partnerit e rivales së mundshme, edhe sepse druhet dhe ka frikë se mos tallen me të.

Këto ndjenja shfaqen nëpërmjet grindjeve, ose sipas karakterit, mbulohen nga një gatishmëri dhe përkujdesje e rreme, në pritje për të kuptuar se si janë gjërat realisht.

Dramatizimi i bën të palumtur

Njerëzit xhelozë janë të palumtur, pasi shkatërrojnë besimin në marrëdhënie. Kjo situatë kuptohet nga disa sinjale alarmi, të cilat janë:

• Dhimbje të vazhdueshme pa asnjë arsye konkrete
• Dyshim dhe mosbesim përkundrejt partnerit në çfarëdolloj momenti
• Kanë të njëjtin mendim të fiksuar në kokë dhe kjo ndikon në aktivitetin normal të ditës
• Vuajnë nga pagjumësia dhe dhimbja e kokës

Kur xhelozia është e tepruar

Në rastin kur xhelozia është e tepruar, nuk ka nevojë për arsye reale. Mjafton të besosh se një femër mund të jetë e interesuar për partnerin, pavarësisht nga çka mund të bëjë ajo dhe se si mund të reagojë ai.

Rivalja imagjinohet si femra perfekte dhe me karakteristikat që partnerja xheloze dëshiron ta shohë. Në këtë mënyrë “tjetra” bëhet pasqyra e asaj çka xhelozja nuk ofron dot. Ky rol i jep rivales një fuqi dhe një joshje, që pothuajse gjithmonë është imagjinare.

Reagimi mund të jetë përçmimi i tjetrës, duke menduar se tradhtohet për një që nuk ka asnjë vlerë. Kështu shpëton konsideratën që ka për veten dhe shkatërron mendimin emirë e vlerësimin-rreth partnerit.

jealous_guy_bisexual_man

Nëse shndërrohet në një sëmundje

Në rastet më të rënda, xhelozia mund të degjenerojë edhe në sëmundje. Nëse e gjeni veten në një nga shqetësimet e mëposhtme, ju sugjerojmë t’i drejtoheni një psikologu për ta përballuar me sukses situatën.

Sindroma e Mairet

Kush ka këtë sindromë nuk shqetësohet për pabesinë e partnerit, por trembet në mënyrë obsesive mbi çdo gjë tjetër se mos e braktisin. Marrëdhënia në çift, për ata që vuajnë nga frika e braktisjes, përjetohet në mënyrë kronike me sfond plot dhimbje.

Sindroma e Otellos

Ata që vuajnë nga kjo sindromë kanë bindjen se partneri i tradhton. Nuk ka asnjë rëndësi për të, nëse partneri është në të vërtetë besnik apo jo. Ka bindjen se tradhtia tashmë ka ndodhur. Asnjë “dëshmi pafajësie” e partnerit nuk ia heq këtë bindje. I kerkon në mënyrë “mbytëse” vazhdimisht partnerit të rrëfej[ tradhtinë që e ka bërë.

Xhelozia obsesive

Ndryshe nga dy rastet e mëparshme, kush vuan nga kjo lloj sindrome, e kupton se e ekzagjeron, por e ka të pamundur të heqë dorë nga mendja dyshimin e vazhdueshëm të tradhtisë, i cili e shtyn të shndërrohet në një “hetues” në kërkim të provave që vërtetojnë dyshimet që ka. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark