Sadio Mane së fundmi iu bashkua gjigantëve të Bundesligës, Bayern Munich, me një marrëveshje me vlerë 35 milionë funte.
Mane refuzoi të largohej nga Liverpooli vitin e kaluar, anipse largimin ia kishte kërkuar futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, transmeton Insajderi.
Sulmuesi, i cili ishte në bisedime për zgjatjen e kontratës së tij me Barcelonën në atë kohë, e donte Manen në Camp Nou dhe i bëri të ditur klubit se duhet ta transferojnë.
Agjenti i Mane, Bacary Cisse, ka zbuluar se për Manen ishin interesuar edhe Barcelona.
“Vitin e kaluar mund të kishte ndodhur edhe një kalim te FC Barcelona. Ishte Lionel Messi ai që kishte dhëne emrin e Sadio Mane dhe një qendërmbrojtësi argjentinas”.
Në vend të kësaj, Mane vendosi të luajë për Liverpool për një sezon tjetër. Ai shënoi 16 gola në 32 paraqitje në Premier League për klubin, ndërsa pati një ndikim edhe në Champions League dhe Carabao Cup.
Kontrata e Mane do të skadonte në vitin 2023, gjë që nënkuptonte se kjo verë ishte shansi i fundit i rëndësishëm i Liverpool-it për të fituar para nga ish-ylli i Southampton-it.
/Insajderi.org