×
Green

Si ndikon gjëndra tiroide në lëkure

Insajderi
10 July 2021 - 19:38
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Shkruan: Dr. Dafina Krasniqi

Lëkura është organ elastik, muskular që mbështjell trupin e organizmave të gjallë. Funksioni i lëkurës është ruajta e organve, mbajtja e tyre në tërësi të organizuar si dhe i takon grupit të ograneve shqisore që ka të bëj me ndjeshmërinë (shqisa e të prekurit), bën gjithashtu rregullimin e temperaturës trupore si dhe sintetizon vitaminën Bdhe vitaminën D. Lëkura perben njërin nga sistemet më të mëdha pas sistemit nervor.

Lekura mund te jetë edhe e ndieshme lekure e thatë apo e yndyrshme,gje qe deri tek trajtimi adekuat dhe nje sukses i arritur se pari duhet te behet ekzaminimi i gjendres tiroides

Gjëndra tiroide është gjëndra më e madhe e sistemit endokrin edhe pse ajo peshon vetëm disa gram te njeriu i rritur. Rëndësia e saj lidhet ngushtë me zhvillimin mendor dhe fizik prej periudhës embrionale dhe në çdo hap të jetës.
Problemet e tiroides shfaqen në dy lloje krejt të kundërta: nënfunksioni i tiroides

(Hipotiroidizmi), dhe mbifunksioni i saj (Hipertiroidizmi).

LËKURA
Nëse gjëndra tiroide nuk është mjaftueshëm aktive (gjendje të cilën e quajmë hipotireozë), trupi pushon të prodhojë dhe i refuzon qelizat e lëkurës me ritëm normal. Qelizat e këtilla të grumbulluara shkaktojnë thatësi të lëkurës pa shkëlqim. Rritja e flokëve dhe e thonjve gjithashtu ngadalësohet,dhe pacienti ka ndjenjen e sikletit per lekure me akne,shenja dhe sigurisht don mjekim pa rregullimin.e hormoneve siq jan T3,T4,dhe Tsh edhe trajtimi i lekures rezulltati do jete i barabart me zero sepse është përgjegjëse për prodhimin e hormoneve të tiroides, të cilat kanë ndikim të rëndësishëm në të gjithë indet e trupit duke ndihmuar rritjen e aktivitetit qelizor.

Per mjekimin e këtyre sëmundjeve kërkon kujdes dhe nivel të lartë profesional. Meqenëse të sëmurët vuajnë nga një gushë e thjeshte ato duhen trajtuar me kripë të jodizuar, duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime me përmbajtje jodi, si kos, vezë, qumësht, peshk, fruta deti, akullore, luleshtrydhe etj. Ndodh shpesh që sëmundjet e tiroides sjellin si pasojë prishjen e funksionit të saj dhe paraqiten me prodhim të shtuar të hormoneve atëherë këto sëmundje duhen mjekuar me barna nga goja, me trajtim me jod.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark