×
  • Lajme
  • Lajme

    Si ndodhi aksidenti? Insajderi sjell emrat dhe detaje

    Insajderi
    09 March 2024 - 22:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në orët e pasditës ka ndodhur një aksident trafiku si shkak i saj kanë ndërruar jetë dy persona. Aksidenti ka ndodhur nga goditja e trenit në fshatin Krushevë e Madhe e Komunës së Klinës.

    Burrë e grua kanë qenë në makinën e tyre, tipi pick up.

    Burri është me te kaluar kriminale, ka qenë i dënuar më herët, kanë thënë burime të Gazetës Insajderi.

    Fahri Decanu ka qenë i dënuar më herët për vrasje dhe i akuzuar për narkotikë.

    Sipas burimeve të Insajderit, derisa gruaja e tij ka qenë dëshmitare kyqe në një proces gjyqesorë ku i akuzuar ka qenë Sali Mekaj, ish-kryetari i Gjykates se Apelit.

    Mekaj më vonë është shpallur i pafajshëm, shkruan Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark