×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

    Insajderi
    22 February 2021 - 07:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të qengjit Dolly, me kontributin e tri deleve nëna, një me vezë, tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

    Shkenca e paraqiti Dollyn si arritje të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

    Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive.

    Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas.

    Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në moshën 6-vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

    Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në këtë rast nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark