×
Insajderi / Insajderi

Si pasojë e aksidentit me një veturë vdes motoçiklisti në Rekë të Mitrovicës

Insajderi
01 November 2022 - 17:56

Në fshatin Rekë të Mitrovicës, ka humbur jetën një motoçiklist, kjo si pasojë e një aksidenti me një veturë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur Avni Zaiti, zëdhënës nga policia rajonale e Mitrovicës.

Siç bën të ditur policia, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 16:00.

Derisa, bëhet e ditur se motoçiklisti ishte i moshës 67 vjeçare.

“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar” – njofton Policia.

Lexo edhe:

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika
Insajderi
01 September 2023

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark