Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpeshherë është pjesë e çështjeve të shumta politike që diskutohen por shumë pak kemi informacione për familjen e tij.
Kurti është nga një fshat i Malit të Zi të quajtur Sukobinë, megjithatë ai ka lindur në Prishtinë.
Babai dhe nëna e Albin Kurtit, pothuajse asnjëherë nuk kanë dal në publik dhe nuk janë bërë pjesë e mediave, por së fundi një fotografi e tyre ka qarkulluar në internet, përcjell lajmi.net.
Zaim dhe Arife Kurti, janë prindërit e ish-kryeministrit.
Nëna e Albin Kurtit, Arife Kurti, është inxhiniere e ndërtimtarisë, kurse babai i tij është inxhinier i makinerisë në pension