×
  • Lajme
  • Lajme

    Si shitet droga në shkolla e lokale? Gazetari zbulon detajet

    Insajderi
    24 March 2023 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari Igli Çelmeta tregoi hartën se si funksiononin grupet kriminale për të shpërndarë drogë te të rinjtë në shkolla e lokale. Gazetari u shpreh se 20 persona janë arrestuar, mes tyre edhe 2 vajza, ndërsa 4 të tjerë janë në kërkim.


    “Ky operacion policor ka rreth tre muaj që ka nisur. Policia mori informacione për dy grupe që shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit, në lokale, por edhe në gjimnazet e Tiranës, kryesisht te “Petro Nini Luarasi”. Nga ky operacion janë arrestuar 20 persona, mes tyre edhe dy vajza. Po ashtu janë shpallur në kërkim edhe 4 persona të tjerë. Njëri nga këta persona, që rezulton të jetë vajzë është larguar nga Shqipëria.

    Policia sekuestroi dy kg kokainë, një sasi të vogël kanabisi dhe heroine, 29 celularë që përdoreshin nga grupet kriminale dhe 11 automjete. Për shpërndarjen lëndëve narkotike, personat e arrestuar, të gjithë të rinj, përdornin edhe transportin publik që të mos binin në sy të policisë por edhe makina me qira. Këta të rinj e shpërndanin drogën në orët e vona të natës, në lokalet që frekuentoheshin më shumë nga të rinjtë e tjerë”, tha Çelmeta

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark