×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Si sot më kujtohet kur Shirak e ftoi Rugovën”

    Insajderi
    06 March 2023 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-diplomati Lulzim Peci, e ka kujtuar historinë që ish-presidenti Ibrahim Rugova kishte me ish-presidentin francez Jasques Chirac.

    Ai ka thënë se ky i fundit e kishte ftuar për vizitë në Paris pas masakrës se Prekazit. Rugova këtë ftesë e kishte refuzuar duke i kërkuar atij që ta vizitonte Kosovën.

    “Si sot më kujtohet kur pas masakrës ne Prekaz, Presideti Shirak e ftoi Presidentin Rugova të shkoj në vizitë në Paris, por ai nuk pranoi, dhe e ftoi në vizite në Kosovë Shirakun që të shoh me sytë e tij se çfarë është duke ndodhur në vendin tonë”, shkroi ai.

    Pas takimit që bëri me presidenti historik Ibrahim Rugova në Paris në vitin 1998, pati vëmendje mediatike gjithandej botës. Ai aty tha  se Serbia është përgjegjëse për politikën e pastrimit etnik të Kosovës.

    “Një gjë e tillë është totalisht e papranueshme dhe perëndimi nuk duhet të lejojë që një gjë e tillë të vazhdojë”, kishte deklaruar Chirac, duke shprehur gatishmërinë e tij të plotë për NATO-n.

    Ndryshe sot po shënohet 25 vjetori i rënies së familjes Jashari, ditë kjo që njihet ndryshe si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark