×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    ​Si ta shkruani letrën e dorëheqjes për shkak të pagës së ulët?

    Insajderi
    02 August 2022 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Arsyet e dorëheqjes së një punonjësi mund të jenë të shumta. Shumë punonjës kur largohen nga një kompani për shkak të pagës së ulët janë aq të zemëruar sa nuk e marrin mundin t’i mbajnë marrëdhëniet e mira me atë punëdhënës. Vazhdimi i raporteve të mira me punëdhënësit edhe pas dorëheqjes tregon profesionalitet. E në anën tjetër, ku i dihet mbase keni nevojë që një ditë t’ia kërkoni atij punëdhënësi një referencë.

    Ka disa këshilla se si ta shkruani letrën e dorëheqjes, kur arsyeja e saj është paga e vogël.

    Jepni arsyen në mënyrë të kujdesshme

    Përpara se të filloni ta shkruani letrën e dorëheqjes, sigurohuni që arsyeja e largimit është e qartë! Në rastin e pagës së vogël, bëjeni po ashtu të qartë që edhe më parë e keni bërë të ditur kërkesën tuaj për pagën minimale të dëshiruar!

    Mendoni për idetë e gjuhës

    Hapi tjetër, është të mendoni në lidhje me gjuhën dhe fjalët që do t’i përdorni. Sigurohuni që të keni gjuhë dhe shkrim profesional, por gjithmonë të jeni aq të qartë sa lexuesi ta ketë parasysh mesazhin!

    Filloni me mirësjellje

    Formaliteti është ende i nevojshëm. Gjuha e mirësjelljes ju ndihmon që punëdhënësi të ketë ende përshtypje të mirë për ju, edhe në kohën kur po jepni dorëheqje. Frazat të tilla mund të jenë: “I/e nderuar”, “përshëndetje” etj.

    Caktojeni datën e largimit

    Është shumë e rëndësishme të tregoni vendosmëri, e këtë ta bëni përmes caktimit të datës në të cilën po mendoni të largoheni, madje që në fillim të tekstit. Kjo i ndihmon punëdhënësit të krijojnë një plan për vendet tuaja të zbrazëta.

    Tregoni arsyet e largimit

    Mund ta shpjegoni lirisht që jeni në kërkim të një kompensimi më të madh karshi punës që bëni. Mandej, nëse ka edhe arsye të tjera që po jua mbështesin pagën e pamjaftueshme, mund t’i përfshini lirisht.

    Shtoni detaje mbështetëse

    Nëse e bën situatën më të kuptimtë patjetër që mund të jepni edhe shpjegime të situatës, gjithmonë në vijë të profesionalizmit. Kjo është më e vlefshme nëse arsyet tuaja të largimit janë të ndërlikuara dhe kanë të bëjnë me gjërat në punë (jo me jetën personale).

    Falënderoni punëdhënësin

    Është ende shumë e rëndësishme që atij largimi t’i jepni frymë pozitive. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është ta falënderoni punëdhënësin tuaj në lidhje me gjërat e mira që i keni përjetuar në atë vend (sigurisht se ka), si mundësia për të mësuar, për t’u rritur ose edhe ndërveprimet e mira me kolegët.

    Tregoni gatishmëri për ndihmë

    Në fund, është me rëndësi të tregoni që jeni gati t’i ndihmoni ata gjersa të plotësohet vendi juaj i zbrazët me një punonjës tjetër, ose edhe të jeni gati ta trajnoni atë që do të vijë në vendin tuaj. Kjo e shton sasinë e pozitivitetit të letrës që e keni shkruar.

    Shembull i letrës së dorëheqjes për shkak të pagës së ulët

    Përshëndetje zonja Zana,

    Po ju shkruaj t’ju njoftoj që jam duke dhënë dorëheqje nga pozita ime si “Asistent Administrativ” më 1 shtator, një muaj nga dita e sotme. Për shkak të rrethanave të mia financiare, më duhet të kërkoj kompensim dhe përfitime më të mëdha në këtë industri ose në një tjetër.

    Ju falënderoj shumë për mundësinë që pata, për të mësuar dhe për t’u rritur në këtë pozitë, për sa kohë që isha pjesë e kësaj kompanie. Jam posaçërisht falënderues për mundësinë që ma dhatë për të kaluar edhe në pjesën e trajnimeve për punonjësit e rinj në këtë pozitë. Ndërsa marrëdhëniet e mira me kolegët do të jenë përgjithmonë pjesë e kujtimeve më të mira. Me të vërtetë, kjo është një kompani e shkëlqyeshme për të qenë pjesë e saj dhe për të fituar përvojë të re.

    Për ta lehtësuar tranzicionin, jam plotësisht i gatshëm dhe kam kënaqësinë që ta trajnojë zëvendësimin tim në lidhje me specifikat e pozitës sime. Në rast se nuk do ta gjeni dikë deri në datën kur të largohem unë, do të jem në gjendje t’i përgatis disa video të shkurta dhe dokumente që i ndihmon punonjësit të ardhshëm të ndihet gati për punën.

    Faleminderit edhe një herë për vitet që i kam kaluar me ju, dhe kohën që e kemi kaluar së bashku! Dëshiroj që t’i mbajmë ende këto lidhje të mira, pavarësisht se ku do të jetë pozita ime e re.

    Sinqerisht,

    Atdhe Shala

    /Akademi Pune

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark