Kampionati Evropian i Hapur në xhudo po zhvillohet për herë të parë në Kosovë.
Kampionia Olimpike, Distria Krasniqi u kualifikua deri në gjysmëfinale, por aty u eleminua.
Por, ajo që ka rënë në sy deri më tani është fitorja spektakolare kur, Krasniqi mposhti xhudisten, Pleuni Cornelisse pas vetëm shtatë sekonda ajo fitoi me Ippon.
Në finale është kualifikuar Akil Gjakova duke ia siguruar Kosovës medaljen e artë, derisa Dardan Cena, Nora Gjakova e Distria Krasniqi do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë.
Ndeshjet e bllokut final të Evropianit nisin nga ora 17:00.