×
Show / Fashion

Si të kujdeseni për bimën e aloe verës në shtëpi

Insajderi
11 April 2019 - 16:16
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aloe vera është një nga bimët që nuk duhet të mungojë në shtëpitë tuaja.

Kjo jo vetëm për bukurinë që ka por edhe për vlerat e jashtëzakonshme që ofron në të mirë të shëndetit.

Xheli i bimës ka aftësi shëruese dhe kuruese për një sërë problemesh mjekësore dhe shëndetësore.

Si çdo bimë tjetër, edhe aloe vera ka nevojë për përkujdesje, falë të cilës mund të jetojë e lulëzojë për shumë gjatë.

Në këtë artikull do të mësoni për aspektet më të rëndësishme të përkujdesjes për këtë bimë të mrekullueshme.

Sa kohë i duhet bimës që të rritet

Aloe vera është një bimë që rritet mjaft shpejt nëse mbahet në ambiente të jashtme.

Nëse kjo bimë mbahet në ambiente të brendshme ajo rritet me një ritëm më të ngadaltë.

Nëse dëshironi që bima të rritet shpejt, vendoseni vazon në ballkon ose kopësht gjatë verës dhe në mot më të ftohtë ta mbani brenda shtëpisë.

Përse ju duhet aloe vera në shtëpi?

Aloe verën duhet ta mbani në shtëpi sepse xheli i saj ndihmon në trajtimin urgjent të të djegurave dhe lëndimeve të lëkurës.

Këtë xhel mund ta përdorni edhe për trajtime të ndryshme kozmetike për lëkurën.

Për më tepër, bima e bukur ndihmon në pastrimin e ajrit të shtëpisë.

Si të përkujdeseni për aloe verën

Lajmi i mirë është që kjo bimë rritet lehtë edhe në saksi.

Dy prej aspekteve më të rëndësishme për përkujdesjen ndaj bimës janë ujitja dhe ndriçimi.

Kur vjen puna tek ujitja, njerëzit gabojnë nëse tregohen dorëlëshuar me ujin.

Ujitja e tepruar është shkatërruese për bimën.

Bima rritet edhe në shkretëtirë ku shiu është një ëndërr e bukur, që do të thotë se aloe vera mund të zgjasë shumë kohë pa ujë.

Dheu që mbulon rrënjët e bimës duhet të thahet plotësisht deri në ujitjen e rradhës.

Në dimër, bimët nuk kanë nevojë për shumë ujë dhe mund të ujiten 2-3 herë gjatë gjithë stinës.

Sa i përket ndriçimit, aloe vera e adhuron atë.

Me ndriçimin e plotë të diellit, bima do të lulëzojë e do të rritet.

Nëse e keni mbajtur gjithë dimrin në shtëpi, kur të vijë vera tregohuni të kujdesshëm sepse bima është e ndjeshme dhe do kohë të përshtatet.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark